Gruaja transgjinore e parë, e regjistruar në Armeni ka marrë kërcënime me vdekje pas një fjalimi historik në asamblenë kombëtare të vendit të saj. Lilit Martirosyan u bë anëtari i parë i komunitetit lezbik, homoseksual, biseksual, transeksual dhe interseks (LGBTI) që foli  kundër diskriminimit  dhe për të drejtat e njeriut.

Videoja e fjalimit është shpërndarë nëpër botë. Martirosyan shprehu solidaritetin me një komunitet që është “torturuar, përdhunuar, rrëmbyer, i nënshtruar dhunës fizike, i djegur, i zhvatur, i prerë, i nënshtruar ndaj përpjekjeve për vrasje, i vrarë, emigruar dhe grabitur”. Ajo tha se njerëzit transgjinorë në Armeni i nënshtrohen “stigmës dhe diskriminimit në fushat sociale, mjekësore, ligjore, ekonomike dhe … [janë lënë] të papunë, të varfër dhe moralisht të braktisur”.

Fjalimi i dy javëve më parë, ka nxitur një reagim të ashpër në Armeni, ku homoseksualiteti është dekriminalizuar, por diskriminimi ndaj njerëzve LGBTI është i përhapur. Ka pasur protesta anti-LGBTI para asamblesë kombëtare dhe sulmet verbale nga disa deputete, përfshijnë edhe thirrje që ajo të deigjet për së gjalli.

Kryeministri dhe opozita kryesore janë përpjekur të fajësojnë njëri-tjetrin që lejuam fjalimin e Martirosyan.

“Kjo ishte hera e parë në Armeni kur një grua transgjinore foli nga një podium i lartë … i dhunës ndaj njerëzve transgjinorë”, i tha Martirosyan The Guardian.

“Një njeri transfobik  erdhi me thikë në asamblenë kombëtare ku tha se do të më vriste dhe se të tjerët si unë duhet të vriteshin gjithashtu … Kam marrë shumë mesazhe nëpërmjet Facebook dhe e-mail nga njerëz të ndryshëm duke u thënë se do të më gjejnë dhe vrasin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA