26/12 21:56
Moska synon të lehtësojë marrjen e shtetësisë ruse për të gjithë ukrainasit, deklaroi sot në Pekin presidenti Vladimir Putin.
“Ne mendojmë t’i japim shtetësinë në mënyrë të thjeshtësuar për të gjithë qytetarët ukrainas, jo vetëm për banorët në republikat e Luganskut dhe Donjeckut”, theksoi Putin për median, duke iu referuar republikave separatiste në lindje të Ukrainës që nuk njihen nga komuniteti ndërkombëtar.
Rusia kishte njoftuar të mërkurën se kishte thjeshtësuar dhënien e kombësisë ruse për banorët e rajoneve separatiste ukrainase, një masë e kritikuar nga Kievi dhe shumë vende perëndimore që e shohin këtë si cënim të sovranitetit të Ukrainës.
Top Channel