Qindra vetë morën pjesë në Nikosia të Qipros në një ceremoni përkujtimore në nderim të shtatë vajzave dhe grave të vrara vitet e fundit. Të gjitha viktimat ishin emigrante në Qipro.

Policia tha se një 35-vjeçar, oficer ushtarak, ka pranuar fajësinë për këtë seri vrasjesh.

Deri tani janë gjetur trupat e tre viktimave, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për viktimat e tjera.

Portali mediatik Kathimerini Cyprus shkruan se këto akte u kryen nga një vrasës, por ishin gjithashtu vepër e “shtetit dhe shoqërisë që vazhdimisht ushqejnë tendenca ksenofobiste dhe raciste”.

Disa nga viktimat ishin nga Filipinet, një tjetër ishte rumune.

Top Channel