Shumë shtëpi janë ende të tilla në Çamëri, të boshta, të braktisura, si dëshmitare të kohëve të shkuara, kur këtu jetonin banorët e tyre autoktone, shqiptarët. Në një pjesë pas masakrave të vitit 1944, u vendosën banorë të rinj grekë, të tjerat janë vënë nën pushtetin e bimësisë, e kohës që pavarësisht gjithçkaje nuk ka mundur t’i zhduke plotësisht.

“Trupat e Napolon Zervës u derdhën mbi zonën e Camërisë. Krimet ishin të përbindshme, aq sa është e vështire t’i përshkruash. Padyshim më mirë se kushdo këtë mund ta bëjnë vetëm ata që  panë e prekën me sytë e duart e tyre në mënyrë të drejtpërdrejte të gjitha këto barbari. Ndaj si kurrë me parë historinë, faktet, të dhënat, emocionet që mbajnë përbrenda do ti tregojnë ata vetë, të mbijetuarit e masakrave të tmerrshme në Çamëri”, njofton Marin Mema.

“Edhe e morën nenën time edhe e torturuan me shufra hekuri”, tregon e mashura.

“Kuptoni vete se çfarë mund të kenë bërë ata aty, në atë shtëpinë me gratë edhe vajzat, me gratë e reja dhe vajzat…”,  tregon Nexhat Mergjyshi

“ Tetë veta kanë vdekur nga shtëpia jonë, jo nga fisi…”, rrëfehet një tjetër e moshuar.

“ Edhe ngarkuam rrobat, edhe ne fëmijëve na vunë në samar. Kupton  që arritëm”, shprehet një tjetër e moshuar.

“Ndoshta kanë punuar që të bëheshim grek , në nuk ndërruam dot fenë, nuk ndërruam dot traditat tona shqiptare e ku ta di unë”, tha Nexhat Mergjyshi.

“Je kthyer ndonjehere me atje ? Ke vajtur më atje ?”, e pyet gazetari Marin Mema një të moshuar.  “Jo- jo, s’pranon më njerëz ai, obobobooo, të keqen!”, tregon ai.

“ Shtëpinë e ke parë më ?”, vijon Mema. “ Bo jojooo, s’banon më njeri atje veç atje….”, përgjigjet i moshuari.

 

Rrëfime tronditëse, të vërteta të forta, dokumente , dëshmi, të dhëna pak të njohura do të zbulohen sonte në mbrëmje në 20:10 ,në dokumentarin e ciklit “Gjurmë Shqiptare”,  të gazetarit Marin Mema. Historinë do ta bëjnë ata që e kanë përjetuar në forme të drejtpërdrejte, duke ndjere edhe sot çdo gjurmë të saj….

Top Channel