“Cari do që t’i shkrepet fotoja”, rikthehet në skenë opera që urrenin nazistët

27/04/2019 22:09

Opera që nazistet e urrenin, do të rikthehet në skenë pas 80 vitesh. Kompozitori gjerman Kurt Weill renditet lart në mesin e më të mirëve të fundit të shekullit të 20-të, dhe muzika e tij mbetet popullore edhe jashtë botës klasike, duke nisur nga standardi i xhazit që gjendet tek Opera e tij Threepenny, e deri tek kënga e Alabamas, e mbuluar dhe nga David Bowie.

Por jo të gjitha meloditë e Weill arritën ti mbijetonin goditjes që i dhanë nazistet kulturës hebraike. Tani, falë punës së një akademiku londinez, një vepër e këtij kompozitori, e mbuluar nga pluhuri i kohës, do të rikthehet. Hulumtimi i Michael Berkowitz e ka risjellë në vëmendje operën e tij satirike “Cari do që t’i shkrepet fotoja”.

Arsyeja përse ajo u ndrydh me forcë dhe u injorua në Gjermani e gjetkë, është se rrëfen historinë e një fotografeje në Parisin e vitit 1914, së cilës i kërkohet t’i bëjë një fotografi carit, në kuadrin e një komploti për vrasjen e tij.

Aty ndërkohë nuk bëhet e qartë se për cilin car bëhet fjalë, apo nëse shënjestrohet vetë Kajzeri, ndërsa dihej se fotografet femra te kohës përgjithësisht ishin hebreje, të cilat ishin të arsimuara, por dhe me një status social jo aq të lartë, sa të mos i’a lejonte këtë lloj pune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA