Në datat 29 dhe 30 prill do të organizohet edicioni i dytë i festivalit Ballkanik të Xhazit, që përkon edhe me ditën botërore të kësaj muzike.

Qendra “Albanian Jazz Society” sjell në Tiranë këtë  aktivitet të rëndësishëm dhe të standardit të lartë artistik, që gërsheton muzikën e vendeve të ndryshme të Ballkanit. Do jenë të pranishëm artistë nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Mal i Zi, Serbia, Shqipëria, Kosova, etj.

Përveҫ performancave të kuruara mjeshtërisht nga artistët pjesëmarrës dhe organizatorët, do të zhvillohet edhe një master-class me studentë të Arteve dhe nxënës të Liceut Artistik si dhe do të përzgjidhet krijimtaria më e mirë xhaz ndër artistët shqiptarë të rinj dhe profesionistë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA