Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi këtë të premte se administrata e tij do të tërheqë “firmën” e Shteteve të Bashkuara nga Traktati i OKB-së për Tregtinë e Armëve, në përgjigje të shqetësimeve të shprehura nga aktivistët e të drejtave të armëve se, ai traktat mund të dëmtojë të drejtën e amerikanëve për të mbajtur armë.

“Nën drejtimin e administratës sime, ne nuk do ta dorëzojmë sovranitetin amerikan tek askush. Ne nuk do të lejojomë kurrë burokratët e huaj t’iu nëpërkëmbin lirinë e ofruar nga Amendamenti i Dytë. Pikërisht për këtë arsye, administrata ime nuk do të ratifikojë kurrë Traktatin për Tregtinë e Armëve të Kombeve të Bashkuara”, tha Trump përpara audiencës së mbledhur në takimin e përvitshëm të Shoqatës Kombëtare të Armëve (NRA) në Indianapolis.

“Jam këtu për të shpallur zyrtarisht sot, se Shtetet e Bashkuara do të revokojnë efektet e firmës amerikane nga ky traktat i hartuar keq. Ne do të tërheqim firmën tonë”, tha ai.

Ish-presidenti Barack Obama e nënshkroi traktatin në fjalë në vitin 2013, e më pas e dërgoi atë për ratifikim në Senat. Por, në një shfaqje “live” gjatë kësaj të premteje, Trump nënshkroi mbi podiumin e organizimit të NRA-së një letër për Senatin, të cilit i kërkohet të ndalë procesin e ratifikimit dhe rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, “ku unë do të firmos dorëheqjen prej saj”, tha ai.

Traktati synon të rregullojë tregtinë ndërkombëtare të amrëve konvencionale, duke përfshirë nga armët e vogla e deri te tanket, duke u kujdesur specifikisht në “parandalimin dhe zhdukjen e trafikut të paligjshëm të armëve konvencionale dhe devijimin e tyre në duart e gabuara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA