Renato Mekolli zbulon risitë e “Hell’s Kitchen Albania 2”. Kuzhinë moderne, pishinë dhe…

26/04/2019 11:33

Hell’s Kitchen Albania do të kthehet sërish në ekranin e Top Channel, kësaj radhe me ndryshime.

Ambientet e “Hell’s Kitchen Albania 2” do të përfshijnë në sezonin e dytë një kuzhinë moderne dhe gjigante, pishinë dhe kopsht ku konkurrentët do të mund të relaksohen.

Shefi Renato Mekolli është ai që ka ndarë me fansat në Instagram detajet e para.

“Hell’s Kitchen Albania 2. Jeni gati? Kjo që po ndodh në studion më gjigande “Nova” të Top Channel, që për herë të parë hapet për Hell’s Kitchen, nuk ka ndodhur kurrë më parë në nje “Reality Show” gatimi. Çdo gjë nga e para: një kuzhinë moderne dhe gjigande, shtëpia më luksoze që ka pasur një Reality Show gatimi deri më tani, pishina dhe kopshti ku do të relaksohen konkurrentët nga nervat e kuzhinës, stresi mes tyre si edhe shumë surpriza të tjera na presin këtë sezon. Bëhuni gati, unë nuk do të ndryshoj, Hell’s Kitchen po”, shkruan Mekolli në rrjetin social.

Top Channel