Manfred Weber, lideri i Partisë Popullore Europiane, që pritet të zëvendësojë Jean Claude Juncker si President i Komisionit Europian, duke se nuk e ka aspak Ballkanin në agjendën e tij.

Në platformën e bërë publike së fundmi, përmendën 12 pikat kryesore që do të përbëjnë edhe prioritetet e Weber, ku në krye të listës është blindimi i kufijve të jashtëm europianë me 10 mijë roje deri në vitin 2022.

Kandidati i qendrës së djathtë zotohet gjithashtu të ndërpresë bisedimet e anëtarësimit më Turqinë.

Turqia ka qenë kandidate për t’iu bashkuar unionit që prej vitit 1999. Bisedimet për anëtarësim nisën në tetor të vitit 2005, por ngecën në 2016-tën, pas atyre që Brukseli i sheh si hapa prapa sa i përket të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe përkeqësimit të pavarësisë se gjyqësorit.

Weber u zotua gjithashtu të luftojë nacionalizmin nga e majta dhe e djathta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA