Philip Morris prezanton IQOS, një novacion pararendës për duhanpirësit

26/04/2019 18:14

Andrea Ciuti, Drejtor Komercial i Philip Morris International për Europën Juglindore tregon se çfarë do të thotë hyrja e IQOS në tregun shqiptar.

Philip Morris Internationalështë shumë më tepër se një prodhues cigaresh, thotë Andre Ciuti, Drejtor Komercial i kompanisë për Europën Juglindore, në një intervistëpër Top Channel. Ai vëren se Philip Morris ështënjë kompani novatore dhe dinamike, e cila guxon të ndryshojë në mënyrë që të ndjekë rrugën drejt një bote pa tym duhani. IQOS, produkti që u prezantua dje në tregun shqiptar, është një hap i parë por tepër domethënës drejt këtij qëllimi madhor.

Nëse marrim parasysh biznesin normal të Philip Morris, a është ky vizion i ri diçka e papritur?
Vendimi ynë për t’i drejtuar burimet tona drejt krijimit të një të ardhmeje pa tym cigareje është revolucionar , dhe në pamje të parë i papritur për një kompani duhani. Por nëse e mendon, është tërësisht logjike. Në një botë që ndryshon me shpejtësi, ke vetëm dy mundësi – të mos bësh asgjë ose të ndërmarrësh ndryshime. Ne zgjodhëm ndryshimin dhe kemi vendosur të kemi një qëllim tejet ambicioz para vetes -që një ditë do të mundemi t’i zëvendësojmë cigaret plotësisht me produktet tona të reja pa tym duhani.

Si vendoset IQOS në këtë vizion të ri?
IQOS përfaqëson revolucionin më të madh në industrinë e duhanit të shekullit të 21, i cili gradualisht do t’i bëjë cigaret diçka të së shkuarës. Domethënë, kur pi një cigare normale ndodh djegia e duhanit dhe shkaktohet tym, i cili është burimi kryesor i kimikateve të dëmshme që lidhen me duhanin. IQOS është një pajisje që nuk e djeg por e ngroh duhanin, në mënyrë që përdoruesi të marrë shijen e vërtetë të duhanit, nivel të ngjashëm nikotine, por pa tym, hi, erë dhe tymosje pasive. Për tëgjitha këto arsye, ky është një konsum novator i duhanit, i cili në të njëjtën kohë do të pajtojë nevojat paralele të duhanpirësve dhe joduhanpirësve në ambientet e tyre.

Kompania juaj ka investuar shumë në zhvillimin e këtij produkti. A mund të flasim me siguri për më pak efekte të dëmshme për duhanpirësit dhe mjediset rreth tyre?
Në 13 vitet e fundit, Philip Morris ka investuar më shumë se 6 miliardë dollarë dhe punën e palodhur të qindra shkencëtarëve dhe ekspertëve në zhvillimin e këtij produkti. Mund ta themi me siguri se ky produkt nuk krijon tym, i cili është shkaku kryesor i dëmit dhe që lëshon nivele mesatarisht 95 për qind më të ulëta të kimikateve, nëse krahasohet me cigaret. Ka gjithashtu, shumë më pak ndikim se cigaret në ajrin përreth. Mbështetur mbi të gjitha provat dhe studimet klinike të kryera ndërkohë, jemi të sigurt që edhe pse jo pa risk, është një zgjidhje më e mirë për ata që do të vazhdojnë të konsumojnë duhan.

Çfarë reagimi prisni në Shqipëri, a është tregu gati për këtë lloj novacioni?
Nëse shihni përreth do të vëreni se Tirana pasqyron botën. Në nivel të mendësisë dhe nevojave të njerëzve, Shqipëria mban ritmin me prirjet globale. Si rrjedhojë, nuk kam dyshim që duhanpirësit e rritur shqiptarë do ta përqafojnë këtë alternativë më të mirë, ashtu siç është përqafuar nga 7.2 milionë duhanpirës të rritur në vende si Italia, Zvicra, Rusia apo Japonia, të cilat kanë vendosur që t’i zëvendësojnë plotësisht cigaret me IQOS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA