“Një brez, një rrugë”. Presidenti kinez adreson shqetësimet

26/04/2019 14:27

Presidenti i Kinës Xi Jinping është përpjekur të zbusë shqetësimet për nismën “Një brez, një rrugë” duke thënë: “Gjithçka do të bëhet në mënyrë transparente dhe ne do të kemi zero tolerancë për korrupsionin”.

Ai premtoi standarte të larta në përpjekje për t’iu përgjigjur ankesave se projektet që kushtojnë miliarda dollarë i lënë vendet në zhvillim me një barrë të rëndë borxhesh. Si evitoi ta përmendë këtë konkretisht në fjalimin hapës të forumit ku marrin pjesë liderë nga dhjetëra vende dhe që i kushtohet inisiativës. Por, tha se Pekini do bashkëpunim të hapur e të pastër, me zero tolerancë për korrupsionin.

“Kina nuk bën presion monetar mbi kurrizin e askujt dhe do të vazhdojë të përmirësojë mekanizmat dhe ta lejojë tregun të luajë një rol vendimtar në shpërndarjen e të ardhurave”, deklaroi Jinping.

Vendet në zhvillim mirëpresin nismën për të zgjeruar tregtinë përmes ndërtimit të rrugëve, porteve dhe infrastrukturës tjetër në Azi, Afrikë dhe Evropë. Por, kostot e larta kanë ndezur ankesat se disa prej tyre po bien në kurthin e borxheve. SHBA, Rusia, Japonia dhe India janë ndërkohë të shqetësuara se Pekini po përpiqet të ndërtojë një rrjet tregtar dhe politik me Kinën në qendër dhe se po zgjeron ndikimin e saj strategjik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA