Makineria naziste e luftës ushqehej kryesisht me paratë e grumbulluara nga sende me vlerë që grabiteshin me forcë në vendet e pushtuara.

Për t’u shpëtuar këtyre grabitjeve në Francë mijëra njerëz nisën të fshehin sendet e tyre me vlerë, duke nisur që nga aksesorët personalë e deri tek makinat, që në atë kohë vlerësoheshin si makina luksi.

Ai që e ilustron më së miri këtë fakt është zbulimi i dhjetëra makinave në një minierë në Francën qendrore. Zbulimi është kryer rastësisht nga 56-vjeçari belg, Vincent Michel.

Michel thotë se i ka gjetur rastësisht ato dhe se vazhdon ende që të pyesë veten sesi mund të ndodhë që të harrohen në një minierë dhjetëra të tilla.

Sigurisht, koha ka bërë të veten dhe sot mjetet që dikur gëlonin nëpër rrugët e Parisit janë të ndryshkura plotësisht.

FOTO GALERI
3/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA