Ekspertët e motit paralajmërojnë për thatësira në Evropë gjatë verës, ndërsa zjarrfikësit janë përballur me zjarre në pyje të enjten, ndërsa fermerët shqetësohen për të korrat dhe përsëritje të kushteve të vitit 2018.
Në Gjermani, ekonomia më e madhe e Evropës, fermerët kanë frikë që në fillim të sezonit të mbjelljes për shkak të reshjeve nën mesatare të këtij viti, që përbën një lajm të keq pas thatësirës së vitit të kaluar. Nëse reshje domethënëse shiu nuk regjistrohen në maj, ekspertët thonë se ka pak shanse për të korra të mbara.
“Nëse moti i thatë vazhdon në muajt në vijim, thatësira e vitit 2018 mund të përsëritet e madje edhe të përkeqësohet”, paralajmëron Udo Busch, shef i seksionit të shërbimit të motit në Gjermani.
Mungesa e shiut po rrezikon shumë pyje. Gjatë ditëve të shkuara, zjarrfikësit gjermanë janë përballur me vatra zjarri në shtetet e Hesenit dhe Brandenburgut.
Edhe Skandinavia është goditur me zjarrfikësit atje që po përballen me 10-15 zjarre në pyje çdo ditë.
Situata është kritike edhe në Austri dhe Çeki.
Top Channel