Falë bashkëpunimit me qytetarët, policia e Durrësit ka arrestuar  në flagrancë shtetasin P. A.,38 vjeç, banues në lagjen Nr. 14 Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i tij u bë sepse gjatë kontrollit fizik në një lokal, në lagjen Nr. 13 Durrës, iu  gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 12 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë .

Gjithashtu shërbimet e Policisë, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Y., 45 vjeç,  banues në lagjen Nr. 13 Durrës.  Gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve E. Y.,  dhe  A. K., është qëlluar në ajër me armë zjarri. Po punohet për kapjen e  shtetasit A. K. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA