Rusia ofron pasaporta në Ukrainën lindore, reagon nga Kievi presidenti i sapozgjedhur

25/04/2019 05:57

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të mërkurën një urdhër që thjeshton procedurën për marrjen e një pasaporte ruse për banorët e Ukrainës lindore të kontrolluar nga separatistët, veprim ky që ka detyruar Kievin të bëjë thirrje për më shumë sanksione ndaj Moskës.

Pesë vjet luftë midis trupave ukrainase dhe forcave të mbështetura nga Rusia, kanë vrarë 13.000 njerëz pavarësisht nga një armëpushim imagjinar, i nënshkruar në vitin 2015.

Masa e Rusisë është një provë e shpejtë për presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, i cili mori një fitore të madhe në zgjedhjet presidenciale të së dielës dhe është zotuar të gjejë një zgjidhje paqësore për konfliktin.

Zelenskiy tha se veprimi i Putinit tregonte se Rusia po bënte luftë në Ukrainë dhe nuk i afron të dy palët në paqe. Ai kërkoi që bashkësia ndërkombëtare të kërcënojë Rusinë me më shumë sanksione.

Presidenti që po largohet, Petro Poroshenko tha se Rusia mund të përpiqet të aneksojë rajonin e Donbass. Shtetet e Bashkuara e quajtën veprimin e Putinit “absurd dhe destabilizues”.

Rebelimet shpërthyen kundër sundimit të qeverisë ukrainase në rajonet Donetsk dhe Luhansk në 2014. Moska dha ndihmë ushtarake për separatistët, sipas të dhënave të mbledhura nga Reuters, edhe pse zyrtarët rusë kanë mohuar ofrimin e mbështetjes materiale.

Planet kanë qenë në punë për disa muaj për të përmirësuar lëshimin e pasaportave ruse për banorët e të dy rajoneve, sipas burimeve të afërta me administratat separatiste. Nëse këto plane do të ishin shpallur para zgjedhjeve të Ukrainës, do të rriteshin kreditit e Poroshenkos, kandidati që Moska donte më pak të fitonte.

“Ne nuk kemi dëshirë të krijojmë probleme për udhëheqjen e re të Ukrainës, por të tolerojmë një situatë në të cilën njerëzit që jetojnë në territorin e republikës Donetsk dhe Luhansk në përgjithësi janë të privuar nga çdo të drejtë qytetare, kjo tashmë po kalon vijën nga pikëpamja e të drejtave të njeriut”, tha Putin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA