Ministri i Mbrojtjes i Sri Lankas, Ruwan Wijewardene tha të mërkurën se shumica e terroristëve që vranë së paku 359 njerëz në kisha dhe hotele në Sri Lanka të dielën ishin “të arsimuar mirë dhe vijnë ndoshta nga klasat e mesme ose të larta. Financiarisht mjaft të pavarur, dhe familjet e tyre janë mjaft të qëndrueshme ekonomikisht “.

Dy prej kamikazëve ishin djemtë e një tregtari të pasur, Mohamed Ibrahim, sipas CNN.

Kjo ka të ngjarë të bjerë ndesh me atë që shumë njerëz mund të besojnë në lidhje me kamikazët. Në fund të fundit, pse disa njerëz të mirë arsimuar, që ishin mirë ekonomikisht, do të jetonin për të vrarë veten dhe si rrjedhojë për të vrarë aq shumë të pafajshëm?

Natyrisht, nuk ka përgjigje të thjeshtë për këtë, dhe as nuk ekziston një shpjegim se si njerëzit radikalizohen deri në atë pikë sa ata janë të gatshëm të vdesin gjatë vrasjes.

Në rastin e militantëve sunitë, ky vendim ka të ngjarë të mundësohet nga përqafimi i tyre ndaj ideologjisë së dhunshme xhihadiste, e cila shpesh është sektare në natyrë dhe inkurajon vrasjen e “jobesimtarëve”. Kjo shpesh është e kombinuar me besimin se myslimanët sunitë janë nën sulm dhe hakmarrja duhet marrë.

Në fakt, ekspertët e terrorizmit e dinë se terrorizmi është shpesh një përpjekje borgjeze.

Për shembull le të përcaktojmë grupet e mëdha kryengritëse që praktikojnë terrorizmin, si talebanët, ata rekrutojnë dhjetëra mijëra ushtarë kryesisht nga radhët e të varfërve dhe u paguajnë një pagë mujore.

Kjo është arsyeja pse talebanët janë një nga kartelet më të mëdha të drogës në botë.

Por në kontrast me këtë, grupet e vërteta terroriste kanë anëtarë, vullnetarë që besojnë ideologjinë dhe që nuk marrin pagë.

Disa nga terroristët më të famshëm të kohëve moderne, janë dhe disa nga njerëzit më të privilegjuar në planet.

Osama bin Laden për shembull, ishte i biri i një manjati ndërtimesh.

Pasuesi i tij, si lideri i al Qaeda, Ayman al Zawahiri, ishte një kirurg i një familjeje të të rëndësishme egjiptiane.

Umar Farouk Abdulmutallab, i cili u përpoq të shpërthente një avion amerikan në Krishtlindjet e vitit 2009, është i biri i një bankieri nigerian dhe ndiqte Universitetin e Londrës, një nga më të mirët në botë, kur ai u përpoq që të shpërthente bombën që mbante në të brendshmet e tij atë kohë.

Ai i merrte urdhrat për misionin nga Anwar al-Awlaki, djali i një ministri të qeverisë së Jemenit, por i lindur nën Amerikë, i cili po bënte doktoraturën në Universitetin George Washington përpara se t’i bashkohej organizatës së al- Qaedas.

Terroristi i famshëm “Jihadi John” apo Mohammed Emwazi, i cili ishte përgjegjës për prerjen e kokës së gazetarit amerikan James Foley në vitin 2004, vinte nga një familje e mirë. Ai u rrit në Londrën perëndimore dhe madje u diplomua në shkenca kompjuterike.

Ka dhe shumë shembuj të tjerë, por ideja u kuptua.

Fakti që grupet kryengritëse shpesh rekrutohen nga radhët e të varfërve të papunë sugjeron një reagim efektiv të politikave, si garantimi i vendeve të punës për të rinjtë e papunë në vende të tilla si Afganistani.

Por kjo praktikë nuk funksionon për klasat e mesme, të cilët motivohen nga ideologjia.

Për ata terroristë, përgjigjen më të mirë ndoshta do ta jepnin klerikët islamikë, duke i larguar ata nga grupet xhihadiste duke i shpjeguar se vrasja e të pafajshmëve nuk do të krijojë utopinë islamike të cilën ata dëshirojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA