Modelja Kanadeze ndrroi jetë në mënyrë tragjike në moshën 37-vjeçare, në rrethana ende të paditura, të djelën e shkuar.

Bashkëshorti i saj, aktori, Demian Bichir ka ndarë këtë dhimbje me ndjekësit e tij në Instagram. Ai kërkoi mirëkuptim, privatësi dhe respekt gjatë kësaj periudhe të vështirë zie. Stefanie dhe Demian filluan lidhjen e tyre ne vitin 2010 dhe Stefanie u bë njerka e Bichir Najera.

Stefanie Sherk ishte një aktore dhe shkrimtare, e njohur për “Un cento de Circo” dhe “ A love song”.

Aktorja e ndjerë do të merrte pjesë gjithashtu në filmin e ri “Grudge”, i cili do të lançohet vitin që do të pasojë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel