Foto ilustruese

Në lagjen nr.13, në Durrës është gjetur e mbytur një shtetase e paidentifikuar, rreth 70 vjeçe, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.

Ne breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë ngjyrë e zezë dhe një palë këpucë ngjyrë blu.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.

Top Channel