Bie në makinerinë e mishit, humb jetën 35-vjeçarja

24/04/2019 17:27

Një grua u gjet e vdekur këtë të hënë, në një fabrikë komerciale të prodhimit të mishit, në Pensilvani, SHBA.

Atoritetet thanë se Jill Greninger gjeti vdekjen pas rënjes në mullirin e përpunimit të mishit.

Bashkëshorti i saj shtoi se gruaja po qëndronte në disa shkallë të vendosura mbi rrota,para se të rrëzohej.

Nuk ka dëshmitarë rreth kësaj ngjarje, por punëtorët dëgjuan një zhurmë dhe gjetën trupin e saj të pajetë brenda në mekanizëm.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel