Numri i aktivistëve të mjedisit, të arrestuar gjatë tetë ditëve të aksionit të drejtpërdrejtë në Londër, arriti në 1,000 të hënën, tha policia, duke shtuar se ura Waterloo, një nga vendet e bllokuara nga protestat, ishte rihapur tashmë.

Grupi i Klimës “Rebelimi i Zhdukjes” ka shënjestruar vendet në Londrën qendrore, si Cirku i Oksfordit dhe Sheshi i Parlamentit, në një fushatë të mosbindjes civile të padhunshme me qëllim të ndalimit të asaj që ajo e quan një krizë klimatike globale.

Policia tha se 1.065 njerëz ishin arrestuar në lidhje me protestat dhe se 53 persona janë akuzuar për krime, duke përfshirë pengimin e qarkullimit në autostradë.

Policia i kishte bërë thirrje aktivistëve të kalojnë në Marble Arch, ku po lejohet që protestat të vazhdojnë.

Aktivistja suedeze e mjedisit Greta Thunberg iu drejtua turmave në Marble Arch të dielën, duke u bërë thirrje atyre të mos heqin dorë kurrë nga fushatat e tyre për të shpëtuar planetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA