Papa Françesku ka folur të hënën për sulmet ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lanka që vranë pothuajse 300 vetë dhe kërkoi dënimin universal të atyre që ai i cilësoi si “akte terroriste, akte çnjerëzore” që kurrë nuk mund të justifikoheshin.

Ishte dita e dytë me radhë që Papa dënoi sulmet, të cilat goditën shumë katolikë në të dielën e Pashkëve, dita më e rëndësishme e festës së krishterë.

Duke folur për dhjetëra mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit në të hënën e Pashkëve, një festë në Itali, ai tha se ishte afër katolikëve të Sri Lankës dhe po lutej për të gjithë të vdekurit dhe të plagosurit.

“Unë i kërkoj të gjithëve që të mos hezitojnë t’i ofrojnë këtij kombi të dashur, të gjithë ndihmën e nevojshme. Shpresoj që të gjithë të dënojnë këto akte terroriste, akte çnjerëzore, kurrë të justifikueshme”, tha ai përpara se të drejtojë turmën në lutje për viktimat.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, shumica prej të cilëve bombardime vetëvrasëse, të cilat vranë 290 vetë dhe plagosën 500 të tjerë, sulmi më vdekjeprurës në kombin ishull që nga përfundimi i një lufte civile në 2009.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA