Gjendet e plagosur me armë zjarri një vajzë pranë Fakultetit Ekonomik në Tiranë, ngjarja dyshohet se ndodhi në një hotel pranë zonës
“Fiks Fare” zbuloi se fermerët përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve. Në një vëzhgim në Kuçovë dhe Berat, “hambarin” e fruta-perimeve në Shqipëri, gazetarët e “Fiksit” zbuluan se domateve dhe kastravecëve iu hidheshin hormone për t’i nxjerrë sa më parë në treg.
Madje, fermerët vijonin t’i lyenin për skuqje nga jashtë. Ndërkohë bima e shalqirit, me anë të hormoneve skuqet për 10 orë. Për të dyja këto produkte, gazetarët e “Fiksit” shkuan drejtpërdrejt te fermerët, duke u bërë një pyetje të thjeshtë: A i konsumojnë vetë? Përgjigjja e tyre ishte: Jo!
Lexo më shumë rreth domateve me hormone:
Domatja me hormone, hulumtimi i “Fiks Fare”
Lexo më shumë rreth skuqjes së shalqinjve brenda 10 orëve:
“Fiks Fare”, si skuqen shalqinjtë brenda 10 orëve?
Top Channel