Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ftuar në debat përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emisionin e kësaj të hëne të “Open” nga Eni Vasili, u pyet se ç’mendonte ai për Astrit Patozin, e sigurisht edhe hapin e fundit që po ndërmerr.

Nishani e quajti Astrit Patozin një figurë që ka dhënë shumë për Partinë Demokratike, kontribut për të cilin – siç u shpreh, – meriton respekt, por nëse ka ardhur momenti që ai nuk e gjen më veten brenda PD-së dhe kërkon të shkojë diku tjetër apo të themelojë një parti të re, “kjo mbetet diçka në të drejtën e tij, si dhe të gjithsecilit pjesë e politikës”.

Por, ish-presidenti tha se ai personalisht nuk e ka ende informacionin zyrtar nëse Patozi do të jetë pjesë e Bindjes Demokratike, siç përflitet. Ndërkohë, kjo lëvizje u komentua edhe në studio, ku panelistët e ftuar thanë se Patozi nuk është një emër i ri, por njihet si ndër kritikët më të vendosur të lidershipit aktual, Lulzim Basha, dhe se ata që kanë shkuar pas tij sot janë të vonuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA