Presidenti Nikolas Maduro, lideri i opozitës Huan Guaido, presidenti amerikan Donald Trump apo errësira që ka mbërthyer venezuelën, janë disa nga karakteret që u panë gjatë ceremonisë tradicionale të djegies së judave në ditën e pashkës.
“Nuk kam parë asnjëherë një varfëri të tillë. Ky është një vend ende i pasur. Është i pasur por kjo administratë na ka gjunjëzuar”, shprehet një grua.
“Huan Guaido e ka shitur veten. Ka qenë një marionetë që ka bërë konspiracion me Amerikën për të shitur vendin tonë në mënyrë që SHBA të ndërhyje këtu”, shprehet një tjetër.
E gjithë kjo ceremoni, është një mënyrë që banorët e venezuelës, të mbërthyer nga varfëria, të shprehin atë që ndjejnë dhe këtë e kanë treguar më së miri edhe me marionetat e djegura. Ata shfrytëzojnë mundësinë të shprehin përmes këtyre marionetave zemërimin e tyre me të gjithë ata që kanë në dorë fatet e njerëzve.
Top Channel