Franca ishte vendi organizator i një kompeticioni të veçantë; kampionatit Botëror të fluturimeve në ambiente të mbyllura. Në Lesquin të Lille, u bënë bashkë rreth 300 sportistë të kësaj disipline nga 31 vende të ndryshme të botës për të garuar në këtë kompeticion.
Garuesit e këtij kampionati që është në edicionin e tretë të tij, e kryen konkurrimin e tyre në një tub me diametër prej 5.2 m, i vetmi në Francë, ndërkohë që era arrinte shpejtësinë 300 km/h. Në këtë disiplinë pjesëmarrësit kryejnë koreografi ajrore të mrekullueshme në ku figurat krijoheshin me një shpejtësi marramendëse dhe ndonjëherë ndërthureshin edhe me muzikën
Disa prej garuesve në këtë kompeticion si amerikanët, Belgët apo ata nga Katari janë profesionistë, ndryshe nga sa ndodh me francezët ndërkohë që një prej të veçantave të këtij kompeticioni është edhe ndërthurja e gjinive. Në disa kategori siç është ai i stilit të lirë, sportiste femra garonin së bashku me meshkujt.
Mësohet se organizatorët e një disipline të tillë kërkuan përfshirjen e fluturimit në tunel në programin e lojërave Olimpike të Paris 2024, por nuk mundën dot t’ia arrijnë qëllimit.
Top Channel