Kantautori Bojken Lako ishte i pranishëm në “E Diell” në Top Channel për të folur për videoklipin e tij më të fundit “Dance on the weekend”, ndikimin e tij në muzikën moderne shqiptare, kujtimet nga babai si dhe për të ndarë me teleshikuesit disa detaje nga jeta personale.
I pyetur se cila ka qenë çmenduria më e madhe që Bojken ka bërë për hir të dashurisë, ai ka pohuar: “Kam hequr dorë nga veset për hir të saj” duke iu referuar kështu lidhjes së tij disavjeçare me këngëtaren Semi Jaupaj.
Lako tregohet gjithnjë shumë hermetik për jetën e tij private, por ama pranoi publikisht se kjo ndjenjë e ka ndryshuar atë.
“Dashuria më orienton edhe në shpërthime të mëdha si emocionale ashtu dhe artistike. Besoj që është një rrugë e mirë për të gjithë ata që e ndjejnë ndikimin e dashurisë së mirë” – ka përfunduar ai.
Më në fund “u zbut” dhe Bojkeni…
Top Channel