Soni Malaj ka qenë një nga të ftuarat e kësaj jave në ‘E Diell’ në ‘Top Channel’. Ajo hapi programin me një perfomancë magjike me hitet më të bukura ndër vite.
Këngëtarja e njohur ka rrëfyer disa detaje nga koncerti i saj recital që pritet të mbahet me 1 Maj, por dhe për mungesën e babait në jetën e saj. Ajo ka pohuar se ka kaluar 20 vite plot me sakrificë dhe pasion për artin dhe se nuk mendonte se do të vazhdonte me këto ritme.
E pyetur nëse do i mungojë i ati ditën e koncertit, Soni Malaj është përgjigjur e përlotur duke thënë: “Unë kam dashur shumë që ai të më shikonte në një recital sepse gjithmonë më ka parë në festivale. E vuante shumë atë pjesën emocionale dhe pjesën e çmimeve, madje më është lutur të konkurroj me këngën ‘Ndarja’ në ‘Top Fest’ sepse më thoshte se emocionohej kur e këndoja” – kujton ajo.
Ky moment delikat nuk ka kaluar pa u ndjerë dhe nga të gjithë të pranishmit në studio, veçanërisht nga moderatorja Fjoralba Ponari, e cila ka nisur të lotojë.
Malaj i është përgjigjur dhe pyetjes se si e ka përballuar ajo ndarjen nga jeta të babait dhe divorcin duke shtuar:
“Më beso që me ndarjen nga jeta të prindit nuk ka krahasim, të tjerat janë pjesë të jetës, zgjedhjet nuk shkojnë ashtu siç duhet, por gjëja më e tmerrshme në jetën e një njeriu është kur ndahet nga jeta një familjar. Nuk kalohet lehtë më besoni” ka rrëfyer e përmalluar ajo.
Kujtojmë se këngëtarja po përgatitet intensivisht me grupin e saj të baletit për të shkëlqyer natën e 1 Majit në Amfiteatrin e Liqenit në koncertin recital të saj!
Soni do shkëlqesh!
Top Channel