Disa shkencëtarë amerikanë nga universiteti i Jejllit kanë arritur ta rikthejnë në jetë trurin e një derri, katër orë pasi ishte therur.

Zbulimet, përveçse shtojnë debatet për jetën e vdekjen, mund të hapin fusha të reja kërkimi për sëmundje të rënda, si Alcajmeri.

Shkencëtarët vërtetuan që vdekja e qelizave të trurit mund të ndalohej, dhe se disa funksione arritën të rikthehen. Megjithatë, truri nuk dha shenja ndërgjegjësimi apo të qenit i vetëdijshëm.

Për të arritur këtë rezultat, shkencëtarët morën trurin e 32 derrave, nga një thertore. Katër orë më pas, truri u lidh me një sistem që fuste gjak sintetik dhe ilaçe që kthejnë mbrapsht procesin e vdekjes së qelizave të trurit. Ky lëng u hodh për gjashtë orë, dhe truri nisi të japë shenja jetike si truri i gjallë, për vetëm disa funksione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA