Foto ilustruese

Olsian Çela është zyrtarisht kandidati i parë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, pas regjistrimit të tij këtë të premte pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KLP-ja e çeli garën për kryeprokuror më 19 mars, ndërsa prokurorët e interesuar kishin 30 ditë kohë për të dorëzuar aplikimet pas botimit në fletoren zyrtare, afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 29 prilli.

  KLP shpall të hapur garën për Prokurorin e Përgjithshëm

Në garën për Prokuror të Përgjithshëm të Shqipërisë pritet të jetë edhe Arta Marku, prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, që do të kërkojë mandatin 7-vjeçar.

  KLP rrëzon urdhrin e Markut, rikthen prokurorët te Krimet e Rënda

Një tjetër kandidat i mundshëm është edhe ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Adnan Xholi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA