“Pres të shoh hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në muajin qershor”, ka deklaruar shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Kryediplomatja e bllokut u shfaq optimiste në fjalën e mbajtur në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Europian për Punët e Jashtme.

“Kur shikoni hartën e Europës, ju e shihni se Ballkani është në Europë. Prandaj, në vend të fjalës zgjerim më pëlqen të them ribashkimin e Ballkanit me Europën”, u shpreh Mogherini.

  Mogherini: Në qershor pres që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ky optimizëm i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian vjen në kohën kur Parlamenti holandez ka votuar pro rikthimit të regjimit të vizave me Shqipërinë, duke shkaktuar shqetësim, edhe pse fjala e fundit për këtë çështje i takonte BE-së.

Mogherini është shfaqur me kohë si mbështetëse e çeljes së negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut, duke e konsideruar këtë një veprim të drejtë dhe në interes të dyanshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA