Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini bëri apel për zgjerimin e unionit, në fjalën e mbajtur në seancën plenare të Komitetit për Punët e Jashtme, të Parlamentit Evropian (AFET).

“Kur të shikoni në hartën e Evropës, do vëreni se Ballkani është pjesë e kontinentit. Prandaj, në vend të fjalës “zgjerim”, më pëlqen të them ribashkimin e Ballkanit me Evropën”, theksoi ajo, duke shtuar se beson se BE mund të përdorë maksimumin e ndikimeve të saj, për të vepruar vazhdimisht.

Duke folur në takimin e përbashkët midis AFET dhe Delegacionit të PE në Asamblenë Parlamentare Euro-Amerikano Latin (DLAT), Mogherini shfrytëzoi mundësinë për të risjellë në vëmendje marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë.

Mogherini tha se tashmë ajo pret që Maqedonia Veriore dhe Shqipëria të hapin negociatat e pranimit në Bashkimin Europian në qershor. Para se të bëhej Përfaqësuese e Lartë e BE-së, Mogherini shërbeu si Ministre e Italisë për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Top Channel