Gara për bagetën më të mirë/ Kush fiton bëhet furnizuesi zyrtar i presidentit francez

18/04/2019 13:06

Ka një punë të vështirë ky ekip specialistësh të produkteve të brumit në Francë: atyre u duhet të gjejnë bagetën më të mirë në Paris.

Kriteret janë të rrepta: buka fituese duhet të kërcasë pak nga jashtë, por të jetë e butë brenda, e fryrë mjaftueshëm e mbi të gjitha, të ketë edhe një pamje të bukur, e të dallojë nga të tjerat.

Vetëm kështu do të mund ta fitojë çmimin prestigjioz.

Juria përbëhet nga profesionistë e banorë të zonës, të cilët duhet të vlerësojë  mbi 150 bageta të ndryshme për të përcaktuar fituesin.

Shpërblimi i këtij të fundit është që për një vit, do të bëhet furnizuesi zyrtar i presidentit francez.

Top Channel