Dëmshpërblimet për “Unazën”, Veliaj: Tashmë s’ka arsye pse 1 milion banorë të pengohen nga 10 militantë të dhunshëm

18/04/2019 17:08

Ndërtimi i Unazës së Madhe në kryeqytet nuk do të ndalet. Garancia për këtë është dhënë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përshëndeti vendimin e qeverisë për miratimin e fondit 10 milionë euro për shpronësimin e atyre që preken nga ky projekt.

Veliaj nënvizon se pas parave të kompesimit s’ka asnjë arsye pse 1 milion banorë duhet të pengohen nga 10 militantë të dhunshëm.

“Pas parave të kompesimit, s’ka asnjë arsye pse 1 milionë banorë duhet të pengohen nga 10 militantë! Qytetin s’mund ta mbajnë më peng një grusht njerëzish të dhunshëm! Tirana Nuk Ndalet. Qeveria miraton fondin: 10 mln euro dëmshpërblime për “Unazën”, shkruan Veliaj në Twitter.

Top Channel