Fotografia që “tronditi” botën… Sherife Luta rrëfen si e risolli në jetë foshnjën që mbante në gji 20 vite më parë

17/04/2019 18:10

Kjo është fotografia  në të cilën pasqyrohet e gjithë historia e dhimbshme e Luftës së Kosovës, ku është dokumentuar momenti i largimit të një grupi të madh banorësh me në krye një grua, e cila mban në gjoks të bijën vetëm 6 muajshe.

Protagonistet e fotos, Sherife Luta dhe e bija Besa, bashkë me kryefamiljarin, ishin të ftuar për herë të parë në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të rrëfyer live ngjarjen e pabesueshme të 20 viteve më parë.

Sherifja kujtoi vështirësitë e atij udhëtimi të gjatë në këmbë, ku iu desh të vazhdonte pa praninë e të shoqit, pa  ngrënë dhe me vajzën e vogël në krah, që e ushqente gjatë gjithë kohës vetëm me qumësht gjiri.

Në një moment kur të gjithë kishin dyshuar se vajza kishte ngrirë nga i ftohti, kunata e Sherifes e kishte futur në furrën e pjekjes për ta ngrohur, me shpresën që  e vogla do ishte ende gjallë.

Fatmirësisht Besa sot gëzon shëndet të plotë dhe është fëmija i madh i familjes, që më vonë u lumturua edhe me ardhjen në jetë të dy djemve.

Ajo tregoi se ndihet pafund krenare për forcën dhe sakrificën e nënës, që pa dijeninë e saj u kthye në një nga figurat më të komentuara edhe në mediat botërore.

 

Top Channel