Bashkia e Tiranës fton të rinjtë dhe të rejat të aplikojnë për të kryer praktikën profesionale

17/04/2019 18:41

Të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, nga sot mund të aplikojnë në projektin “Të rinj dhe të reja drejt një Profesioni”, të hapur nga Bashkia e Tiranës për të kryer praktikën profesionale pranë subjekteve.

Praktika profesionale do t`u shërbejë të rinjve që nëpërmjet trajnimit, për një periudhë kohore 3-6 muaj, për degët që ata kanë studiuar, të kryejnë praktikën profesionale pranë subjekteve tregtare, të cilat do t`i aftësojnë për t’u specializuar në profesionet më të kërkuara nga tregu i punës.

SI TË APLIKOHET?

Formulari i plotësuar i Aplikimit dhe dokumentacioni i kërkuar do të dorëzohen pranë Sektorit të Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit në Bashkinë Tiranë, në një kopje origjinale. Aplikantët janë të detyruar që të dorëzojnë bashkëngjitur me Formularin e Aplikimit të gjitha llojet e dokumenteve të cilësuara në njoftimin publik.

Afati i fundit për dorëzim e formularit të aplikimit dhe të dokumentave është jo më vonë se data 2 maj 2019, (brenda orës 16:00). Formulari i plotësuar i aplikimit me dokumentat e bashkëngjitura duhet të dorëzohen personalisht ose me postë në sportelin e pritjes me Qytetarin.

Top Channel