Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar pas vendimit të Parlamentit holandez për riktimin e vizave me Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat, Gjoshaj u shpreh se kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme që prek shqiptarët dhe procesin e integrimit të vendit.

Gjosha i ka bërë thirrje minsitrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakajt, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt dhe kryeminsitrit Edi Rama që të zgjidhin këtë situatë.

“I bëj thirrje Ministrit të Jashtëm, të komanduar në mënyrë antikushtetuese të mos merret më me targat dhe pasaportat diplomatike, por në mënyrë urgjente të kërkojë dialog me palën holandeze për të frenuar këtë fenomen, që mund të marrë përmasa të papërshkrueshme në debatin e ardhshëm të Këshillit, pra të vendeve anëtare. I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm të ndalë menjëherë arrestimet e qytetarëve që protestojnë paqësisht në të drejtën e tyre dhe të merret seriozisht me të gjitha instancat që ai drejton, për të luftuar krimin e organizuar që nuk ka destabilizuar tashmë jo vetëm Shqipërinë, por është prezent përtej kufijve tanë. I bëj thirrje të nisë urgjentisht bashkëpunimin me institucionet e rendit të Hollandës dhe të vendeve të tjera anëtare, për të goditur në partneritet këtë fenomen që po cënon rëndë të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. I bëj thirrje Kryeministrit të ndalë arrogancën, memet, fyerjen dhe përçmimin që po i bën në mënyrë të përditshme Shqipërisë dhe shqiptarëve, të gjejë urgjentisht një rrugëdalje dhe zgjidhje për këtë vendim, i cili do të mbajë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, tha Gjosha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA