
23/02 23:03
Qeveria holandeze ka dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me votimin në Parlament sot për rikthimin e vizave me Shqipërinë.
“Qeveria po mendon për hapat e radhës që do të ndërmarrë. Për momentin, regjimi i vizave do të jetë i njëjtë për qytetarët shqiptarë: të gjithë shqiptarët me një pasaportë biometrike mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa vizë për një maksimum prej 90 ditësh brenda një periudhe prej 180 ditësh”, thuhet në deklaratën e qeverisë holandeze.
Top Channel