Nga Alessandro Cutolo

“Skënderbeu” është biografia e heroit shqiptar shkruar nga Alessandro Cutolo, bazuar në dokumentet e Arkivës Sforzesco, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Arkivit Shtetëror të Milanos e Venecias. Studiuesi Dorian Koci për Vitrinën e Librit shpjegon se në vepër riprodhohen një sërë dëshmish dokumentare, duke përfshirë edhe një diplomë të fisnikërisë veneciane të dhënë për Giovanni Castriota në vitin 1463 që ruhet në Arkivin Castriota Scanderbeg të markezit të Auletta-s, në Napoli.

Ky libër vjen për lexuesin shqiptar pas përkthimit nga origjinali nga Ali Hashorva. Studiuesi Dorian Koci shpjegon për Vitrinën e Librit se ky studim i Alessandro Cutolos është përkthyer para viteve ’60, por vetëm tani ka njohur dritën e botimit.

Sipas Kocit, autori i librit Alessandro Cutolo, dokumentet për Skënderbeun i ka marrë nga Archivio Sforzesco Esteri (Albania) nga R. Archivio di Stato di Milano. Libri është i ndërtuar në dy pjesë. Pjesën e parë e zë përkthimi, ndërsa pjesa e dytë përmban origjinalin në gjuhën italiane të librit botuar nga Instituto per gli studi di politica internazionale. Libri në gjuhën shqipe është realizuar nga bashkëpunimi ndërmjet Shtëpisë Botuese Toena dhe Institutit Italian të Kulturës. D. Koci shton mes të tjerash se përkthyesi i librit Ali Hashorva ka qenë një intelektual dhe nacionalist i vendosur për zhvillimin dhe përparimin e arsimit në hapësirat shqiptare në vitet ’30-’40 të shekullit të 20-të.

Dy fjalë për autorin
Alessandro Aldo Cutolo (Napoli, 28 mars 1899 – Milano, 14 mars 1995) ka qenë një prezantues televiziv, aktor dhe historian italian. Ishte profesor i historisë së mesjetës në Universitetin e Romës, i Bibliografisë dhe Bibliotekonomisë në Universitetin e Milanos. Ka qenë drejtori i parë i mujores Historia (periodike), botuar nga Cino del Duca, duke filluar nga dhjetori 1957. U bë popullor si drejtues i emisionit “Një përgjigje për ju” transmetuar nga RAI nga 1954 në 1968, një nga programet e para të shpërndarjes kulturore të ofruara nga televizioni. Ka qenë publicisti i parë kulturor i RAI-t.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA