Nga Ndriçim Kulla
Në Shqipërinë e viteve të para post-diktaturë gjithkush e kujton pritjen mitologjike të Sekretarit të Shtetit, James Backer dhe pushtimin e sheshit “Skënderbej” me flamuj amerikanë. Dhe me të vërtetë, në këto dekada të fundme adhurimi shqiptar për Amerikën, ka kuptim e shpjegim dhe s’është aspak për t’u qortuar. Pas ndryshimeve politike në vend dhe sidomos pas marrjes së përgjegjësisë për ndërhyrje në Kosovë; për më tepër pas pohimit lakonik të Presidentit Bush “Time is now” për pavarësinë e Kosovës, shqiptarët jo vetëm adhurimin, por edhe mirënjohjen ia kanë detyrim asaj.
Si dëshmi e këtij fenomeni, ka mbërritur një libër “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane” i autorit Ndriçim Kulla, në të cilin janë rreshtuar mjaft bukur dhe gati në mënyrë shteruese kronikat dhe episodet prej një këndvështrimi të ri studimor, bazuar në referenca shkencore dhe intervista të zërave më të njohur në kohë.
Autori i librit shpjegon se ky libër është parë në dy këndvështrime; në këndvështrimin shqiptar dhe prej këndvështrimit të një amerikani e në këtë kontekst, shton ai, studimi është mbështetur në shumë referenca që lidhen me autorë të ndryshëm amerikanë sic janë politikanë, strategë, gjeneralë, filozof, prof universitetesh studiues, misionarë dhe udhëtarë të huaj që kanë ardhur në Shqipëri që e kanë zanafillën që në shek e 18-të.
Në këndvështrimin e shqiptarëve, SHBA është miku i madh i tyre, partneri kryesor strategjik, një ndër garancitë mbështetëse të zhvillimeve demokratike në vend.
N. Kulla thekson se marrëdhëniet amerikanë -shqiptaro janë raporte speciale sepse janë marrëdhënie që mbështeten tek miqësia e mirë Ai bën ndërkohë dhe një paralelizëm figurativ me marrëdhëniet amerikano – britanike. Por mund të kenë ngjasim me marrëdhëniet amerikano -hebreje p.sh… duke pasur parasysh marrëdhënien specifike të kombit shqiptar, këto mbeten vërtet të veçanta.
Janë të veçanta sepse këto nuk janë marrëdhënie diplomatike, përfundon ai. Në radhë të parë kanë lindur si marrëdhënie njerëzore sepse ndërmjet kombit shqiptar dhe atij amerikan gjejmë rrënjë të tyre që në shek e 18-të, kur jo vetëm gazetat amerikane si New York Times ose Washington Post, bënin shkrime ku shprehnin interes për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo është e ilustruar në librin tim, thotë ai, me shumë misionarë të huaj që kanë ardhur në Shqipëri qofshin këta edhe fetarë, të cilët kanë arritur që të transmetojnë mes përshtypjeve të tyre opinionet mbresëlënëse për kombin shqiptar. Ishin këto opinione që hodhën rrënjë në administratën amerikane.
Në një shekull jetë shtetërore që ka Shqipëria, për më shumë se 50 vjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin demoni që do t’i bënin varrin Shqipërisë. Mitin rilindas të simpatisë së “Botës së lirë” e zëvendësoi djallëzimi i saj dhe kthimi në shenjë i së keqes.
Të shkruash për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në mënyrë objektive, nuk është e lehtë, sepse ndikimi prej ndjenjës së mirënjohjes ndaj këtij shteti të madh është e pashmangshme. Ndaj për këtë arsye, studimi mbetet një vështrim dokumentar e bibliografik i thelluar që vjen përmes përshkrimit, analizimit të zhvillimeve dhe konkluzioneve që ai përcjell.
Top Channel