Shpesh me psikopat evidentohet një njeri i çmendur, por në psikiatri nuk vihet asnjë shenjë barazie mes psikopatisë dhe sëmundjeve të tjera mendore.

Në dallim nga skizofrenia, psikopatëve nuk u mungon lidhja me realitetin dhe nuk vuajnë nga halucinacionet apo ndjenja e frikës.

Jo gjithmonë me psikopat mund të kuptosh një vrasës serial, por sipas psikologëve, psikopatët janë zakonisht njerëz që nuk kanë aftësinë të vënë veten në rolin e të tjerëve dhe nuk ndjejnë keqardhje kur lëndojnë, apo i bëjnë keq dikujt.

Më poshtë kemi sjellë 15 psikopatët më të famshëm në histori, të cilët janë bërë të njohur nëpërmjet sjelljeve të tyre tërësisht çnejrëzore.

FOTO GALERI
4/15
Richard Ramirez - Sipas thinkcatalog.com, viktimat e Ramirezit varionin në moshën nga nëntë deri në tetëdhjetë e tre vjeç dhe ai nuk kishte një preferencë të veçantë për gjininë. Ai shkatërroi Los Anxhelos në vitet '80 me vrasjet e tij brutale, satanike, thjesht sepse ishte i magjepsur prej tyre. Kjo nuk do të thotë se nuk kishte të bënte fare me edukimin e tij. Kur ai ishte vetëm 11-vjeçar, ai ishte dëshmitar i vrasjes së kushëririt të tij, dhe iu kërkua të merrte pjesë në pastrimin e tij më pas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA