Shpesh me psikopat evidentohet një njeri i çmendur, por në psikiatri nuk vihet asnjë shenjë barazie mes psikopatisë dhe sëmundjeve të tjera mendore.

Në dallim nga skizofrenia, psikopatëve nuk u mungon lidhja me realitetin dhe nuk vuajnë nga halucinacionet apo ndjenja e frikës.

Jo gjithmonë me psikopat mund të kuptosh një vrasës serial, por sipas psikologëve, psikopatët janë zakonisht njerëz që nuk kanë aftësinë të vënë veten në rolin e të tjerëve dhe nuk ndjejnë keqardhje kur lëndojnë, apo i bëjnë keq dikujt.

Më poshtë kemi sjellë 15 psikopatët më të famshëm në histori, të cilët janë bërë të njohur nëpërmjet sjelljeve të tyre tërësisht çnejrëzore.

FOTO GALERI
1/15
Ed Gein - I njohur edhe si kasapi i Plainfield, Gein koleksiononte trupat e grave, pasi i grabiste dhe vriste nga viti 1945 deri më 1957, kur më në fund e kapën. Ai i përdorte trupat e grave për të dekoruar fermën e tij të izoluar në ëisconsin dhe për të bërë sende të ndryshme të veshjeve. Gein vdiq në vitin 1984 në një institucion të trajtimit mendor.

Top Channel