Skënder Sherifi është një poet i njohur frankofon, i cili sapo ka sjellë në gjuhën shqipe librin e tij më të fundit me titull “Borderline”.

Ky libër është një lloj autobiografie, pasi vetë autori rrëfen kujtimet e rinisë së tij (në moshën 21 vjeç), të cilën e kaloi jashtë Shqipërisë. “Borderline “do të thotë jashtë kufijve, midis disa botëve, njësoj si vetë Sherifi. Ai ka lindur në Tropoja dhe prej kohësh jeton në Belgjikë.

Më herët shtypi belg e ka renditur librin “Love” mes 10 më të mirëve në të gjithë Evropën frankofone, si Franca, Zvicra, Belgjika e Luksemburgu. Edhe pse e ka ndërtuar karrierën jashtë vendit, ai rikthehet herë pas here në Tiranë, sikurse edhe këtë here për këtë botim të ri.

Top Channel