Petro Koçi ka një propozim për zgjidhjen e ngërçit politik me opozitën jashtë institucioneve. Ja cila është

12/04/2019 17:40

I ftuar në studion e Top Talk, zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka dhënë edhe një sugjerim për opozitën, për të tejkaluar ngërçin politik ku PD-LSI e shohin veten jashtë Parlamentit.

“I vetmi shpëtim për opozitën janë deputetët zëvendësues. Ata duhet të arrijnë të krijojnë një marrëdhënie me ata. Në mënyrë që në të gjitha reformat që ka interes opozita, të mund të miratohet nëpërmjet tyre. Pra mazhorancë plus opozitën që është sot në Parlament. Ata janë në Parlament, jo se i ka caktuar Edi Rama, por sepse i ka caktuar Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës ai e ka cilësuar si të gabuar këtë formë demonstrimi që ka zgjedhur opozita sot, duke dhënë edhe një shembull personal si ish-deputet.

“PD historikisht ka dalë në protesta, edhe kur në Shqipëri po vinin vëllezërit kosovarë. Nuk është se kësaj radhe ka ndodhur ndonjë hata e madhe për të djegur mandatet. Në Shqipëri për një opozitë është thjeshtë që të gjejë kauza për të dalë nga Kuvendi e të bëjë demonstrata. Unë jam kundër grevave të urisë të politikanëve, kam qenë vetë në tre të tilla, edhe në atë që u bë kundër Kodit Zgjedhor që kemi sot. Pra këto janë mjeta që nuk ecet dot përpara, nuk ka rezultat”, tha Petro Koçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA