Kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe ai shqiptar Edi Rama,pritet te takohen sot,gjate samitit te 8-te te nismës së Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Europës Qendrore, me Kinën, e njohur ndryshe edhe si nisma 16+1.

Burime diplomatike, thanë për Top Channel, se takimi u vendos pak ditë më parë, ku dy liderët patën një bisedë telefonike, në të cilën, u bë kujdes të dilnin shumë pak detaje.

Burimet ekskluzive të Top Channel, thanë se Tsipras, është i gatshëm të rihapë edhe një herë bisedimet lidhur me atë që palët e quajnë shporta e çështjeve dypaleshe, ku siç dihet, është dakortësuar një zgjidhje paketë për një sërë çështjesh të hapura mes dy vendeve, mes të cilave përcaktimi i vijës detare mes dy vendeve.

Sipas burimeve, pala greke dëshiron mbylljen sa më të shpejtë të një serë problemesh mes dy vendeve, tashmë që procesi për emërtimin e Maqedonisë se veriut, ka përfunduar.

Edhe pse Shqipëria ka dakordsuar me Athinën lidhur me zgjerimin e ujërave territoriale greke nga 6 në 12 milje në detin Jon, ky vendim ka pasur reagime te ashpra ne Washington dhe Ankara, dhe me gjasa i kushtoi Ditmir Bushatit, edhe postin e ministrit të Jashtëm në kabinetin Rama.

Tsipras pritet t’i kërkojë zotit Rama, uljen e retorikes nacionaliste nga të gjitha nivelet e politikës shqiptare, në këmbim të mbështetjes greke në hapjen e negociatave për statusin e vendit kandidat, për të cilën, pak më parë, burime greke, e kishin kushtëzuar me çështjen e pronave në jug të Shqipërisë.

Mësohet se ky takim mes dy liderëve,do t’i shërbejë zoti Tsipras, edhe për t’i kërkuar zotit Rama, mbështetjen e tij, në fushatën zgjedhore greke, që me shumë gjasa, do të koinçidojë edhe me zgjedhjet lokale dhe ato për Parlamentin Europian në 26 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA