Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në Samitin e tetë të liderëve të Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC) në Dubrovnik, kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh në Samitin e Dubrovnikut se Kina i mirëpret eksportet e produkteve bujqësore të Shqipërisë.

Ai më tej shprehu edhe afrimitet përsa i përket marrëdhënieve midis dy vendeve. Ky vit shënon edhe 70 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë.

Duke përshëndetur miqësinë tradicionalisht të rrënjosur mes dy vendeve, kryeministri Li Kerqiang tha se marrëdhëniet Kinë-Shqipëri janë në një fazë të rëndësishme të zhvillimit.

Kryeministri Keqiang theksoi se Kina mirëpret zgjerimin e eksporteve shqiptare në Kinë, të produkteve bujqësore dhe specialiteteve vendore shqiptare, të tilla si mjalti, vaji i ullirit apo vera.

“Kina është e gatshme të punojë me Shqipërinë për të konsoliduar marrëdhëniet miqësore, për të çimentuar bashkëpunimin praktik, për të nxitur më tej lidhjet dypalëshe dhe për të përfituar dy popujt. Kina dhe Shqipëria duhet të rrisin komunikimin për të arritur një marrëveshje për përjashtimin reciprok të vizave midis dy vendeve, për të lehtësuar shkëmbimet e të rinjve dhe për të konsoliduar mbështetjen publike për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe”, ka deklaruar kryeministri kinez.

Mediat kineze shkruajnë se Rama ka përshëndetur miqësinë tradicionale mes dy vendeve dhe ka bërë thirrje për një festë madhështore të 70 vjetorit të krijimit të lidhjeve dypalëshe.

“Shqipëria në mënyrë aktive mbështet projekte bashkëpunimi me Kinën dhe shpreson të zgjerojë eksportin e produkteve bujqësore në Kinë” tha Rama, duke shtuar se ai pret që Kina të ofrojë komoditet për njerëzit e talentuar shqiptarë në vendin aziatik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA