Pak para zhvillimit të seancës së radhës për çështjen “Xhafaj” në Gjykatën Penale të Tiranës, ish-deputeti i PD, që akuzohet për kallëzim të rremë për dosjen “Babalja”, deklaroi se shpreson se ka ardhur koha që forca e ligjit të jetë së paku po aq e fortë sa krimi i organizuar.

“Kam ardhur para gjykatës me shpresën se ka ardhur koha që forca e ligjit të jetë së paku po aq e fortë sa krimi i organizuar”, u shpreh ai.

Më herët përmes një statusi në Facebook, ai theksonte se “Asnje intimidim apo presion nuk e ndal kete mision per mua, jo me nje farse”.

Postimi i Salianjit
Prokurorët sot duhet të ishin në të njëjtin krah, politika dhe halli i ka nxjerrë përballë!
Ne do të luftojmë edhe për ta! Për një drejtësi që lufton krimin dhe korrupsionin dhe jo qytetarët dhe denoncuesit!

Nuk kam qenë asnjë ditë në pushtet, por ndoshta jam politikani që kam më shumë kallëzime, proçedime dhe padi nga ana e qeverisë.

Pakkush beson sot se mund të bëhet politikë me mision për të mirën e vendit. Une besoj tek kjo!
Kur e kam nisur këtë rrugë e kam ditur qartë që nuk do bej kurre kompromis me te keqen.

Gjatë këtyre viteve kam denoncuar publikisht me emra konkretë, me vendndodhje duke shkuar vete ne fushat e kanabisit, me cdo fakt te dokumentuar, sa kriminelet dhe te korruptuarit.

Kam denoncuar dhe do vijoj te denoncoj cdo here qe do bindem qe ka korrupsion, ka krim te organizuar, ka pushtet te inkriminuar. Asnje intimidim apo presion nuk e ndal kete mision per mua, jo me nje farse.
Kam ardhur sot ketu sepse kam respekt per institucionet dhe formimi im prej juristi ma imponon dyfish këtë.

Jam ketu me bindjen dhe besimin, qe -sic thoshte Rudi Guliani- “ka ardhur koha qe forca e ligjit te jete se paku po aq e forte sa krimi i organizuar”.

Duhet luftuar cdo dite per kete!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA