Gjykata e Tiranës ka kaluar në për gjykim dosjen “Babalja” me të pandehur ish-deputetin, Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi për akuzën e “kallëzimit të rreme”

Në seancë Fredi Alizoti kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërkohë tre të tjerët kërkuan pushimin e çështjes.

Sot, ish-deputeti i PD-se, Ervin Salianji ka ritheksuar se procesi ndaj tij për çështjen “Xhafaj” në Gjykatën Penale të Tiranës është i sajuar dhe i montuar.

“Eshte nje proces i montuar, qytetarët e kanë dëgjuar me provat e prokurorisë. I kërkova prokurorëve të marrin nën arrest për dëshmi të rreme Andon Markun dhe Alfred Nushin. Të dy kanë deklaruar se nuk e njohin Alfred Alizotin, por të dy janë në përgjime të kapur duke i dhënë para Alizotit. Prokuroria nuk kishte as përgjigje për rastin. Sot duheshin marrë të pandehur që nga dy drejtuesit e parë të policisë, një deputet i PS dhe prokurorët e krimeve të rënda, që dalin dhe me përgjime, do kemi surpriza të tjera, në tre muaj përgjime, në cdo skutë prokuroria nuk ka gjetur një kontakt timin me Alizotin, por të deputetëve të PS”- tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA