
Kjo vezë pashke kushton 6.7 milionë dollarë. Ajo është bërë nga materialet që i përkisnin një gruaje shumë të pasur, të cilët vendosën t’i jepnin jetë bizhuterive të shtrenjta, duke realizuar një vezë pashke.
Veza është e zbukuruar me pothuajse 8,000 diamante të shndritshëm, të vendosur në platin dhe ar me 24 karat,. Gjithashtu vezës i janë vendosur një palë vëthë Cartier, që kushtojnë 40 mijë dollarë.
Segmenti i vezës është bërë nga një vezë e një zogu të rrallë , e cila ka përmasa më të mëdha se të zakonshmet dhe u përforcua me smalt, i bërë nga pluhuri i diamantit ngjyrë blu.
Veza është e mbështjellë me një kafaz asimetrik prej ari 24k, me vlerë prej 250 mijë dollarë dhe pjesa e brendshme është e veshur me një shall mëndafshi, e firmës Hermes.
Gurët më të vlefshëm në pjesën e jashtme, janë tre diamante trëndafili, jashtëzakonisht të rrallë. Ata kanë një vlerë prej 1.9 milionë dollarë dhe dy diamante të bardhë të pastër me vlerë 265 mijë dollarë.
Artikulli i mrekullueshëm është krijimi i dizajnerit britanik, Debbie Wingham, 37 vjeç, i njohur për krijimin e një seri artikujt më të shtrenjtë në botë për miliarderët në Dubai dhe më gjerë
Top Channel