Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në Qytetin Studenti, për tu takuar me studentët dhe për të parë nga afër punën për rikonstruksionin e konvikteve.
Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë u zotua se do të hapë kantierin më të madh në arsim, duke investuar në sektorë të ndryshëm.  

Paralelisht po punojmë me Bashkinë e Tiranës me kampusin universitar. Është një projekt shumë ambicioz, kemi problem serioze nw rimarrjen e hapësirave. Po përgatisim edhe gjithë inventarin e nevojshëm për shpronësimet, ndërkohë që projekti i ndërtimit të hapësirave të reja, qoftë të natyrës rekreative, qoftë akademike është duke u realizuar.

Besoj që deri në fund të këtij mandati, të gjithë konviktet e Shqipërisë do jenë rindërtuar me këto standarde. Për një pjesë të mirë të dhomave ndërhyrja do bëhet gjatë verës.

Me fillimin e mandatit të ri të Bashkisë së Tiranës do të ecim me punën për Kampusin. Është një investim goxha i madh por do bëhet. Ashtu siç do fillojnë në fund të këtij viti e në fillim të vitit të ardhshëm investimet e tjera për auditorët etj. Hap pas hapi do kemi kantierin më të madh të investimeve në arsim në të gjithë këto 30 vite.  Do investohet në arsim, siç nuk është investuar ndonjëherë në këtë sektor”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA