Rama për grabitjen: Kompania kineze dështoi. S’pranojmë justifikime, do e marrim vetë kontrollin

10/04/2019 18:08

Pas grabitjes të ndodhur dje në aeroportin e Rinasit ka reaguar për herë të parë kryeministri Edi Rama.

Në një postim në ‘Twitter’, Rama shprehet se kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja ka dështuar njësoj në garantimin e sigurisë.

Gjithashtu Rama bëri me dije se aeroporti do të jetë nën kontrollin e shtetit shqiptar.

“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht.”-shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA